Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, thotë se ri-numërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit ka konfirmuar se koalicioni Nisma-AKR-PD është pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Ai thotë se do ta përfaqësojnë në mënyrën më të mirë interesat e votuesve tanë dhe të të gjithë qytetarëve të Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Ri-numerimi i votave të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit ka konfirmuar se koalicioni Nisma-AKR-PD është pjesë e Kuvendit të Kosovës. Përpjekjet për të manipuluar vullnetin e popullit të Kosovës janë kundërshtuar dhe mbizotëroi sundimi i ligjit.
Ne do të përfaqësojmë në mënyrën më të mirë interesat e votuesve tanë dhe të të gjithë qytetarëve të Kosovës për prosperitet ekonomik, sundim të ligjit dhe ruajtjen e miqësisë sonë me Perëndimin dhe Shtetet e Bashkuara në veçanti.
Jemi krenarë që vendet tona në Kuvendin e Kosovës kanë shqetësuar Vuçiqin dhe aleatët e tij.
https://www.facebook.com/behgjeti/posts/10162480522970153?__xts__%5B0%5D=68.ARAiLswyq9L4VULB6K-lS-RjtB3QymbZLZyREsK_rhj4CtrKwqyoJLDWGy-TVBIl2VsX7KNyuVaR9oejkMR6gmpKRrvPL5ZW4Vlfd_LbOzH40qYtfJVaQXBEGRa_6Ng6wZ2i9uM6hjeQtIuHNUkVQrUtirGgw93z4E9G9o6c81WKAEi010mubqtoF2eZHHk8jhN7Ob0PH0Fs3cfoM7GfNpsPCDy7yIMYmYymSjSUaHFgTmJwJsaR3CNZGNcZkSjwN4EUFz3N6jhguVvxDgl0hhs-VmMkDt5HEPdz3kaFuKAPbrwBMeeczrowT0ywAi6QNROcChR-nIAu4gb6&__tn__=-R