×
  • Lajme
  • Lajme

    Pagesat e tabelave nga shqiptarët e Luginës do të jenë donacion për të, thotë shefi i kabinetit të Konjufcës

    Reporteri
    22 Shtator 2021 | 17:11

    Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, ka thënë se paratë e grumbulluara nga qytetarët e Luginës do të kthehen si donacion për të.


    Kështu ka bërë të ditur Kërçeli me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook.

    “Të gjitha mjetet të cilat mblidhen nga pagesat e tabelave nga familjet shqiptare nga Lugina e Preshevës, do kthehen donacion për Luginën”, tha shkruar Kërçeli në FB.

    Pas hyrjes në fuqi të vendimit të qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit për targat e automjeteve, asnjë makinë e regjistruar në Serbi nuk mund të qarkullojë në territorin e Kosovës pa vendosur targat provizore të cilat kushtojnë 5 euro me vlefshmëri prej 60 ditësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!