×
  • Lajme
  • Lajme

    Pak orë para se të votohet Qeveria e tij, Kurti e përsërit se dialogun nuk e ka prioritet

    Reporteri
    22 Mars 2021 | 13:04

    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përsëritur se dialogu nuk është prioritet i tij.


    Kurti në tryezën e organizuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) me temën “Si tutje me dialogun?”, ka thënë se procesi është zvarritur, pasi është nxituar.

    Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka shtuar së sapo të marrë mandatin duhet të shikojë dokumentet se ku e ka lënë Avdullah Hoti procesin e dialogut.

    “Mua më duhet të marrë ato dokumentet se nuk e di se ku e ka lënë zotëri Hoti këtë temë. Sepse herën e kaluar kur kam hyrë në zyre folderet kanë qenë të zbrazëta. Duhet të përgatitemi mirë për dialog, për këtë arsyeje unë nuk jam që të ngutemi. Më mirë është të jemi më modest dhe realist se sa të themi fjalë të mëdha dhe shkurtra. Nuk e kemi komoditetin për dështime të radhës”, ka deklaruar Kurti.

    Sa i përket marrëveshjes së Washingtonit, ai tha se ka qenë një zotim i njëanshëm. Ai ka vazhduar kritikat për këtë marrëveshje meqë sipas tij është bërë shpejt-shpejt.

    “Ka administratë të re në SHBA dhe Qeveri të ri në Kosovë, nuk mendoj se duhet të merremi shumë me atë. Ajo marrëveshje në pikën e fundit ngjan më së shumti. Nuk guxon asnjë zyrtar të thotë që nuk do të angazhohet për njohje ndërkombëtare. Qeveria që shkon nuk e ka të gjatë, për atë arsye edhe nuk ka ekzistuar një kokëçarje”, shtoi ai.

    Ai theksoi se si do të inkuadrohet shoqëria civile në këtë proces, varet pikërisht nga ta.

    “Nuk jam për dialog që ka regjisor dhe skenarist. Ne duhet të definojmë principet e akterëve por jo rolin e tyre me gjashtë akte me epilog dhe me uvertyrë. Nëse insistoni në këtë aspekt atëherë më mirë është të lexoni letrat e Biden se letrat e mia”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!