×
  • Lajme
  • Lajme

    Pak para seancës për Presidentin, VV ia plotëson kushtin LDK-së – e tërheq nga Kuvendi draft-Ligjin për Zgjedhjet

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 17:35

    Lëvizja Vetëvendosje e ka tërhequr Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme nga Kuvendi i Kosovës.


    Kështu raportojnë me burime Gazetës Express dhe Klan Kosova, pak para se të fillojë seanca për votimin e presidentit, e cila do të mbahet nga ora 18:00.

    Tërheqja është bërë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, nga e cila ka dalë përfaqësuesi i LDK’së, Arben Gashi.

    Kjo ka ndodhur përkundër që ushtruesja e detyrës së shefes së deputetëve të VV’së, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së kryesisë u deklarua se partia e saj nuk e ka tërhequr Projektligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

    Ky është drafti i plotë për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet i propozuar nga VV-ja

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!