×
  • Lajme
  • Lajme

    Pal Lekaj i reagon Konjufcës për deklaratat për Haradinajn: Për kënd dreqin po punoni

    Reporteri
    07 Shtator 2021 | 12:12
    © Reporteri.net / Foto: Argjend Mamaj

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, lidhur me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Lekaj i është drejtuar Konjufcës duke i thënë se ‘Ramushi është arrë e fortë’, shkruan Reporteri.net.

    “Glauk, tash je Kryekuvendar, më i fuqishëm por prap Ramushi është arrë e fortë.”, ka shkruar ai.

    Po ashtu ai ka pyetur kreun e Kuvendit se për kënd po punojnë, pasi që sipas tij, paraqitja e Konjufcës mbrëmë ishte në të njëjta frekuenca valore me regjimin e Serbisë.

    “Glauk mbramë je duke në të njejtat frekuenca valore me regjimin e Serbisë famkeqe.”

    “Për kend dreqin po punoni.”, ka përfunduar Lekaj.

    Ndryshe, kryekuvendari Konjufca, të hënën në një emision në T7, ka thënë se sh-kryeministri Haradinaj i ka punët shumë keq me korrupsionin dhe sipas tij, është e mundshme që i njëjti të përfundojë në prokurori.

    “Z. Haradinaj personalisht i ka puntë shumë keq me korrupsionin. Në bazë të mandateve të kaluara, është shumë e mundshme me përfundu në Prokurori. Kështu që, z. Haradinaj është më e mundshme që të shpenzojë më shumë kohë me vetën, sesa që të merret me Qeverinë Kurti”, ka thënë ai.

    Ky është postimi i plotë i Lekajt:

    Glauk, tash je Kryekuvendar, më i fuqishëm por prap Ramushi është arrë e fortë.

    Glauk mbramë je duke në të njejtat frekuenca valore me regjimin e Serbisë famkeqe. Edhe ata që 20 vite thërrasin, shpifin, trillojnë dhe kërcnojnë me burgos Ramushin dhe Kosovën me shpallë shtet të dështuar.

    Ramushi është asht i fort që nuk thyhet! Atë që Serbia nuk mundi t’a bëjë me krimet e pretenduara gjatë luftes, tash ju po vazhdoni me pretendime te orkestruara.

    Për kend dreqin po punoni.

    Nuk mund ti mashtroni qytetaret me rrena për ta zhvendosur vemendjen nga keqmenaxhimi i Qeverisë Kurti, nga vjedhjet , emrimet e familjareve nipave e tezeve dhe fatkeqesisht vdekjeve e më të dashureve tanë nga Covid 19 nga keqmenaxhimi e injoranca e juaj!

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!