×
  • Lajme
  • Lajme

    Pal Lekaj i reagon Kurtit: “Ku je o Albin patrioti, a e lëshove bajrakun a”

    Reporteri
    13 Mars 2024 | 13:54

    Deputeti i Aelancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti lidhur me pranimin e vendimit për tokat e Manastirit të Deçanit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një postim në Facebook madje e quan “patriot” kreun e Qeverisë.

    “HAHAHAHAHA, Ku je o Albin patrioti???? A lëshove bajrakun a?”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

    Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Agjencia Kadastrale ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dhënien e tokës së Manastirit të Deçanit.

    Kurti tha se Kosovës i është bërë e qartë që të zgjedhin mes dy opsioneve, të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të ecur përpara drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës këtë vit, apo të hiqet dorë nga çështja e Kosovës nga agjenda e anëtarësimit.

    Kurti njofton se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale ta regjistrojë pronën Manastirit të Deçanit, sipas aktgjykimit të Kushtetueses

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!