×
  • Lajme
  • Lajme

    Pal Lekaj pret në zyrë ambasadorin e Zvicrës, thotë se deklarata iu nxor nga konteksti

    Reporteri
    29 Mars 2019 | 15:31

    Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean – Humbert Lebet.


    Lekaj në këtë takim i ka sqaruar se deklarata e tij është nxjerrë nga konteksti.

    Në komunikatën për media për këtë takim thuhet se Lekaj në asnjë moment nuk ka kërkuar largim të Ambasadorit të Zvicrës në Kosovë, e aq më tepër të kundërshtoj një shtet mik për Kosovën.

    “Në deklarimin e tij, Lekaj ka theksuar se do të duhej një letër sqaruese për akuzat se veteranët në Kosovë janë të rrejshëm, për çka institucionet e drejtësisë ende nuk kanë dhënë një vendim.

    Mes të tjerash, Lekaj ka ripërsëritur falënderimin e tij dhe shtetit të Kosovës për ndihmën e vazhdueshme të Zvicrës. Ambasadori zviceran Lebet, ka theksuar se çmon lart sakrificën e veteranëve të Republikës së Kosovës në luftën për liri dhe se çdo vërejtje që Zvicra dërgon, shteti i Kosovës duhet ta pranojë si një vërejtje nga një shtet shumë mik i kosovarëve”, thuhet në këtë komunikatë.

    Lekaj i ka shprehur keqardhje për të gjitha keqkuptimet që kanë ndodhur që nga dita e deklarimit të tij për veteranët dhe theksoi se miqësia Kosovë-Zvicër është e fuqishme, ndërsa ai personalisht ka admirim të veçantë për Kosovën. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!