×
  • Lajme
  • Lajme

    Pallaska: Vendimi i Qeverisë paraqet shpërfillje të pashembullt të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese

    Reporteri
    13 Prill 2020 | 22:32

    Avokati Dastid Pallaska ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për të kufizuar në mënyrë drastike lirinë e lëvizjes së njerëzve.


    Pallaska në një postim në Facebook ka thënë se këto masa në fakt janë gjendje e jashtëzakonshme por vetëm emrin nuk e ka të tillë, shkruan Reporteri.

    “Masat e reja kufizuese të Ministrisë së Shëndetësisë paraqesin gjendje të jashtëzakonshme në secilin aspekt përveç në emër. Për më keq, vendimi për masat e reja kufizuese përmban të gjitha kufizimet e gjendjes së jashtëzakonshme por jo edhe përfitimet juridike, ndër të cilat më i rëndësishmi është pezullimi automatik i detyrimeve dhe afateve ligjore. Në fund, por jo për nga rëndësia, vendimi për masat e reja kufizuese paraqet shpërfillje të pashembullt të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese pasi që liria e lëvizjes sërish është kufizuar në nivel vendi – madje në shkallë edhe më të lartë – me një vendim të vetëm dhe atë pa plotësim/ndryshim të bazës ligjore e cila nga Gjykata Kushtetuese është vlerësuar si e pamjaftueshme për kufizime të tilla të lirisë së lëvizjes”, ka shkruar ai në Facebook.

    https://www.facebook.com/dastid.pallaska/posts/10157604392053375

    Shkelje të Kushtetutës vendimin e Qeverisë e ka quajtur edhe eksperti kushtetues, ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!