×
  • Lajme
  • Lajme

    Pallaska: VV duhet të kërkojë falje që përdori armën e pështirë politike kundër kundërshtarëve

    Reporteri
    23 Mars 2021 | 10:57

    Analisti politik dhe avokati Dastid Pallaska ka bërë një koment në Facebook pas gjuhës së përdorur nga një deputete opozitare kur pretendonte se vajza e kryeministrit të ri, Kurtit, nuk fliste në gjuhën shqipe.


    Pallaska ka deklaruar se sulmi ndaj familjarëve të kundërshtarëve politikë ka qenë “arma më e preferuar e Lëvizjes Vetëvendosje prej themelimit të kësaj partie politike.”

    Ai ka konsideruar se kjo është “formë primitive e të bërit politikë”.

    Pallaska ka konsideruar që Vetëvendosje duhet të kërkojë falje publike për “të gjitha fyerjet e sulmet, përfshirë edhe ato fizike, që ka bërë ndaj anëtarëve të familjes së kundërshtarëve dhe/apo kritikëve të vet politikë.”

    Statusi i plotë:

    Ofendimi dhe sulmi ndaj anëtarëve të familjes së kundërshtarëve dhe/apo kritikëve politikë ka qenë arma më e preferuar e Lëvizjes Vetëvendosje prej themelimit të kësaj partie politike.

    Kjo armë është përdorur posaçërisht ndaj atyre kundër të cilëve Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pasur as argument për t’iu përgjigjur e as kapacitet që me kërcënim t’i heshtë.

    Gjithmonë e kam gjykuar dhe vazhdoj ta gjykoj këtë formë primitive të të bërit politikë, që është karakteristikë e partive të ekstremit të majtë.

    Tash Lëvizja Vetëvendosje dëshiron ndryshim të këtij diskursi, vetëm pse paska shijuar pak helmin e vet.

    Duke lënë anash hipokrizinë e këtij ndryshimi, këtë kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje duhet ta pranojmë të gjithë. Por, me një kusht.

    Lëvizja Vetëvendosje duhet të kërkoj falje publike për të gjitha fyerjet e sulmet, përfshirë edhe ato fizike, që ka bërë ndaj anëtarëve të familjes së kundështarëve dhe/apo kritikëve të vet politikë.

    Vetëm kështu mund ta mbyllin këtë kapitull të pshtirë të politikës vendore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!