×
  • Lajme
  • Lajme

    Palmer anulon pjesëmarrjen në Forumin e Sigurisë në Beograd

    Reporteri
    14 Tetor 2019 | 17:13

    Përfaqësuesi Special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer anuloi pjesëmarrjen e tij në Forumin e Sigurisë i cili zhvillohet nga 16 deri në 18 tetor në Beograd.


    Ishte planifikuar që Palmer të mbante një fjalim në hapjen zyrtare të Forumit të Sigurisë në Beograd të enjten 17 tetor me “Zgjidhje të Qëndrueshme për Ballkanin Perëndimor”.

    Në hapje të forumit do të flasin diplomatja gjermane përgjegjëse për Ballkanin Perëndimor Suzanne Schitz, ish – shefja e politikës së jashtme të BE-së Catherine Ashton dhe ish ambasadori francez në Beograd, Frederic Mondoloni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!