×
  • Lajme
  • Lajme

    Palmer i shkon nesër në zyrë presidentit Thaçi

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 20:23

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do ta presë nesër në takim Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.


    Sipas njoftimit nga Zyra e Presidentit, takimi do të mbahet në orën 13:30.

    Gjatë ditës së nesërme, Palmer do të mbajë një takim me studentë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.

    Para ardhjes në Kosovë, Palmer qëndroi për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!