×
  • Lajme
  • Lajme

    Palmer nesër në Shkup, gjatë javës viziton edhe Prishtinën

    Reporteri
    28 Tetor 2019 | 18:28

    ërfaqësuesi i posaçëm i sekretarit shtetëror të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Methju Palmer nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut.


    Palmer, siç njoftuan nga Ministria e Punëve të Jashtme, do të pritet nga shefi i diplomacisë, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

    Në këtë takim pritet që Dimitrov dhe përfaqësuesi i lartë i Departmentit të Shtetit të diskutojnë për zhvillimin e raporteve bilaterale mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për mbështetjen e SHBA-së për integrimet euro-atlantike të shtetit tonë, ndërkohë do të shkëmbejnë edhe mendime për gjendjen në rajon.

    Mediat po raportojnë se gjatë javës ai pritet ta vizitojë edhe Prishtinën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!