Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se SHBA-ja dëshiron të shohë normalizim të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, e cila do të nënkuptonte njohje reciproke.
“Kur do të njihnin njëri-tjetrin, do të mund të zgjidhnin çështje kontestuese si fqinj”, ka thënë Palmer në televizionin sarajevas, N1.
Sipas fjalëve të tij, nevojitet që Kosova dhe Serbia “të ulen në tavolinë, të arrijnë marrëveshje dhe së bashku të hartojnë rrugën kah e ardhmja evropiane”.
Palmer tha se arsye për bisedime është fakti që edhe Kosova edhe Serbia synojnë Evropën dhe është e domosdoshme të shihet se çfarë kompromisesh janë të nevojshme në mënyrë që të shkohet tutje, përcjell koha.net.
“Nevojitet marrëveshje të cilën publiku në të dyja palët do ta pranojë dhe mbështesë si rrugën më të mirë përpara”, tha ai, dhe shtoi se është me rëndësi që ajo marrëveshje të jetë “e zbatueshme, e drejtë dhe e qëndrueshme”.
Ai tha se ka bashkëpunim shumë të mirë me të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë, Richard Grenell dhe se ky nuk është rasti i parë që SHBA-ja emëron dy përfaqësues specialë për të njëjtën çështje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.