Muhamet Hamiti, ish-këshilltari i Ibrahim Rugovës ka publikuar një video para 23 vjetësh kur Rugova u prit në takim nga ish-presidenti francez, Jacque Chirac.
Këtë video Hamiti e publikoi një ditë pas takimit të parë të kryeministrit Albin Kurti me presidentin aktual të Francës, Emmanuel Macron.
“Kur Presidenti francez Jacque Chirac kishte pritur Presidentin Rugova në Paris. Para 23 vjetësh”, ka shkruar Hamiti.
“Ne duhet të ndalojmë operacionet serbe dhe ne duhet të krijojmë një klimë që mundëson suksesin e negociatave. Ne gjithmonë duhet të gjejmë një zgjidhje me negociata. Është më mirë të flasim me njëri-tjetrin para një katastrofe sesa më pas dhe ne duhet të mbrojmë njerëzit e Kosovës”, kishte deklaruar Rugova.
Videon mund ta gjeni më poshtë:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.