×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje me VIDEO ku një vajzë mbeti e lënduar nga rënia e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës

    Reporteri
    18 Janar 2024 | 13:54

    Një pjesë e kulmit të objektit të Komunës së Re të Prishtinës ka rënë sot nga erërat e forta.

    Si pasojë, një vajzë ka mbetur e lënduar.

    Kjo është konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. I njëjti tha se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

    Rasti po hetohet.

    “Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën “Nora e Hotit” në Prishtinë, një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar, femër, e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

    Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci për Reporteri.net.

    Më poshtë keni pamjet e siguruara nga Gazeta Online Reporteri.net nga vendi i ngjarjes:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!