Një autobus nga Kosova është aksidentuar në Kroaci, ku si pasojë dyshohet se kanë mbetur të vdekur 10 persona e janë lënduar rreth 30 të tjerë.
Sipas gazetës kroate Jutarnji.hr, autobusi vinte nga Frankfurti në drejtim të Kosovës.
Po ashtu, Gazeta Online “Reporteri.net” ka kontaktuar me kompaninë turistike “Deva Tours”, për të marrë më shumë informacione për këtë ngjarje.
Nga kompania në fjalë kanë konfirmuar aksidentin, gjersa kanë thënë se ende nuk dihet numri i viktimave.
“Po rasti ka ndodhur sot. Nuk kemi më shumë informacione se sa persona kanë vdekur apo janë lënduar”, thanë nga kompania “Deva Tours” për Reporteri.net.
Më poshtë gjeni pamje nga vendi i aksidentit:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.