Policia e Kosovës ndërmori një aksion në pjesën veriore të Mitrovicës kundër krimit të organizuar, rreth orës 6 të mëngjesit.
Policia hasi në probleme gjatë bastisjes në Zubin Potok, me ç’rast mbetën të plagosur katër zyrtarë policorë, por të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.
Në aksionin e sotëm të përqendruar kryesisht në veri të Mitrovicës janë arrestuar 19 punonjës të policisë, 11 prej tyre të nacionalitetit serb, 4 shqiptarë dhe 4 boshnjakë.
Nga të arrestuarit 1 ka qenë me gradën e kapitenit, 3 me gradën e rreshterit dhe të tjerët zyrtarë policor.
Pos policëve në këtë operacion në pranga përfunduan edhe disa qytetarë.
Policia ka arrestuar edhe një zyrtar ndërkombëtar të UNMIK-ut, i cili është shtetas rus dhe një zyrtar tjetër lokal, çka UNMIK-u ka konfirmuar lirimin e tij.
Po ashtu janë konfiskuar edhe gjëra të ndryshme ilegale që do të shërbejnë si prova materiale si armë, pajisje teknologjike dhe sasi parash.
Serbët lokal të revoltuar me aksionin e policisë vendosën barrikada në rrugë, por që policia reagoi dhe i hoqi ato.
Në videon e mëposhtme mund të shihni gjithë atë çfarë ndodhi në Veri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.