Policia e Kosovës ka ekspozuar të gjithë armatimin që e ka konfiskuar në Manastirin e Banjskës në Zveçan, shkruan Reporteri.net.
Në vendin ku do të bëhet çarmatimi, u pa një arsenal armësh të ndryshme, në mesin e tyre edhe automjete me mbishkrimin KFOR.
Arseni i armëve është duke u prezantuar nga Policia në kampin e njësive speciale “Enver Zymeri”.
Janë bërë të ditura inicialet e terroristëve serbë të vrarë dje në Banjskë, të cilët vdiqën për pjesëmarrjen e tyre në sulmin ndaj policisë së Kosovës dhe vrasjen e një polici të Kosovës dje në fshatin Banjskë, afër Mitrovicës së Veriut.
Në një përplasje zjarri, të vrarë kanë mbetur I.M dhe B.M nga Leposaviqi, si dhe S.N nga Zveçani, derisa sulmuesi i cili u gjet sot, nuk i ka pasur me vete dokumentet e identifikimit.