×
  • Lajme
  • Lajme

    PAMJE TË REJA: Serbët ikin si pa kokë pas sulmit me shok bomba nga Policia e Kosovës |VIDEO

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 15:26

    Të paktën dy serbë kanë mbetur të lënduar  në Zubin Potok si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, kur pjesëtarët e njësisë speciale të policisë së Kosovës hasën në rezistencë gjatë aksionit të sotëm në veri.

    Pamje të reja nga ky aksion janë publikuar nga mediat serbe. Në disa prej tyre shihet momenti kur banorët serbë që u kishin dalë në rezistencë pjesëtarëve të njësisë speciale të policisë së Kosovës, largohen me vrap pasi policia u detyrua të përdorë shok bomba për t’i shpërndarë ata, transmeton Reporteri.net.

    Ndërkohë, në disa pamje të tjera, shihen se si shkatërrohen barrikadat të cilat ishin vendosur nga serbët lokalë për të penguar aksionin e sotëm të policisë.

    Ato barrikada shkatërrohen dhe hidhen në hendek të rrugës. Kujtojmë se në aksionin e sotëm të përqendruar kryesisht në veri të Mitrovicës janë arrestuar 19 punonjës të policisë, 11 prej tyre të nacionalitetit serb, 4 shqiptarë dhe 4 boshnjakë.

    Nga të arrestuarit 1 ka qenë me gradën e kapitenit, 3 me gradën e rreshterit dhe të tjerët zyrtarë policor. Po ashtu anë konfiskuar edhe gjëra të ndryshme ilegale që do të shërbejnë si prova materiale si armë, pajisje teknologjike dhe sasi parash. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!