×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje të tjera nga përleshja e mbrëmshme në Prishtinë, ku mbeti i lënduar rëndë një 16 vjeçar

    Reporteri
    16 Maj 2019 | 8:24

    Një përleshje mes disa të rinjve ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, me ç’rast një person ka mbetur i plagosur.


    Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Reporteri.net se një person i moshës 16-vjeçare ka mbetur i therur me thikë. 

    “Rreth orës 22:30 kemi pranuar një informatë për një rast të therjes me thikë.
    Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë, ku dyshohet se një person (mashkull) 16 vjeç, ka pësuar lëndime nga arma e ftohte (thikë)”, ka thënë Ahmeti për Reporteri.net.

    Ajo ka treguar se i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

    Ndërkohë gjatë ditës së sotme janë publikuar pamje të reja të momentit kur ekipet mjekësore arrijnë në vendngjarje duke i dhënë ndihmën e duhur 16-vjeçarit të lënduar. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!