×
  • Lajme
  • Lajme

    Paqe në Qeveri, “pajtohen” LDK-ja me AAK-në

    Reporteri
    26 Gusht 2020 | 15:41

    Dy partnerët e koalicionit qeverisës, LDK dhe AAK kanë relaksuar sadopak marrëdhëniet e acaruara kohëve të fundit.


    Zv.kryeministri nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, sot përmes një postimi në Facebook ka publikuar disa fotografi bashkë me kryeministrin Avdullah Hoti, ku thotë të kenë pasur diskutime thelbësore për sfidat që e presin qeverinë.

    “Në vazhdën e bashkërendimit të agjendës qeveritare, sot bashkë me kryeministrin z. Avdullah Hoti patëm takim pune dhe diskutim përmbajtjesor për temat me rëndësi prioritare shtetërore”, ka shkruar në Facebook Tahiri, shkruan Reporteri.net.

    https://www.facebook.com/besnik.tahiri.165/posts/10157292020246611

    Përmes fotografive të publikuara me kryeministrin, zëvendësi i tij nga AAK ka lënë të kuptohet se megjithatë punët po u ecin mirë.

    Kujtojmë se raportet mes LDK-së e AAK-së u acaruan kur Ramush Haradinaj kritikoi hapur kryeministrin Avdullah Hoti për mosmarrje të ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi në takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel, por një nga këshilltaret e tij.

    Jo veç për dialogun, por partia e Isa Mustafës me AAK-në nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët as sa i përket karriges së presidentit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!