×
  • Lajme
  • Lajme

    Para se të betohej si Presidente, Vjosa Osmani dha dorëheqje nga Lista Guxo dhe mandati i deputetes

    Reporteri
    05 Prill 2021 | 22:46

    Vjosa Osmani u zgjodh dje presidente e Kosovës pasi i mori votat e mjaftueshme nga deputetët e Kuvendit. E legjislacioni në fuqi, shefit të Presidences i ndalohet ushtrimi i të gjitha funksioneve partiake në momentin kur ai votohet për president.


    Kështu ka vepruar edhe Osmani, e cila që nga dje është presidente e Kosovës.

    Këtë e ka konfirmuar këshilltari i Presidentes Osmani, Artan Murati, i cili shkroi në profilin e tij në Facebook se shefja e vendit ka dhënë dorëheqje nga lista “Vjosa”, e cila garoi në listë me Lëvizjen Vetëvendosje.

    “Presidentja e vendit, znj. Vjosa Osmani Sadriu, mbreme, para dhenies se betimit si Presidente, ka dhene doreheqje nga te gjitha funksionet politike e partiake nga Iniciativa “Lista Vjosa”. Njekohesisht, ajo ka dorezuar edhe mandatin e deputetes se Kuvendit te Republikes se Kosoves, para dhenies se betimit si Presidente e vendit, pas perfundimit te votimit”, shkroi Murati, përcjellë Reporteri.net.

    Kutojmë që Osmani dje mori 71 vota në ruandin e tretë duke u zgjedhur presidente e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!