×
  • Lajme
  • Lajme

    Para seancës konstituive, Albulena Haxhiu paraqitet në gjykatë për gazin lotsjellës në Kuvend

    Reporteri
    23 Qershor 2025 | 10:07

    Në mungesë të ish-deputetëve Pal Lekaj, Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, ka dështuar të mbahet seanca e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë në rastin ku të njëjtit bashkë me ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, akuzohen për posedim të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës më 2016.

    Gjykatësi Bujar Ahmeti tha se për palët që nuk janë prezent në seancë, Gjykata do të marrë të gjitha veprimet ligjore, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    E pranishme në gjykatore ishte e akuzuara Haxhiu. Kurse, e akuzuara Kadaj-Bujupi arriti në Gjykatë pas përfundimit të seancës.

    Kujtojmë se sot nga ora 11:00 është planifikuar të mbahet seanca e radhës për konstituimin e Kuvendin e Kosovës, ku Haxhiu është e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit.

    Në këtë rast, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ish-deputetët Pal Lekaj, Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, akuzohen për posedim të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës më 2016./BetimipërDrejtësi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!