×
  • Lajme
  • Lajme

    Hakohet Banka Ekonomike

    Reporteri
    24 Prill 2020 | 16:07

    Një grup hakerësh pretendojnë se kanë arritur të hynë në sistemin bankar të Bankës Ekonomike. Madje, ata kanë publikuar edhe disa të dhëna të llogarive bankare të klientëve të kësaj banke, si dëshmi për sulmin kibernetikë.


    Hakerët ‘DoppelPaymer Ransomware’ dyshohet se kanë lëshuar në publik të dhënat e bankës, ku përfshihen mbi 70 GB të dhëna transaksionesh financiare, shkruan Gazeta Online ‘Reporteri.net’.

    E gjitha ka ndodhur tre ditë më parë, derisa Banka Ekonomike nuk ka njoftuar ende për sulmin në fjalë.

    Banka Ekonomike është në pronësi të familjes së ish-Ministri të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli. Ky i fundit llogaritet të ketë hisen më të madhe të saj.

    Një pjesë të madhe të aksioneve në këtë bankë janë në pronësi edhe të të vëllait të tij, Selim Pacollit, njëherit nënkryetar në Komunën e Prishtinës.

    Njoftimin për këtë sulm kibernetikë ndaj Bankës së Pacollëve, e ka dhënë edhe eksperti kosovar i sigurisë kibernetike, Mentor Hoxhaj. Ai thotë se llogaritë bankare të klientëve të kësaj banke u hakuan gjatë shkurtit të këtij viti.

    “Mijëra te dhëna te qytetareve tani ne shitje ne black market! Dyshojmë se sulmi realizuar ne fund te muajit shkurt 2020! Gjersa sulmi be i ditur nga Medium dot com me 21 Prill 2020”, ka shkruar Hoxhaj në facebook.

    Sipas tij, ‘DopplePaymer Ransomware’ janë të njohur për shenjëstrimin e korporatave të mëdha, shkruan Reporteri.net.

    “Në këtë rast, ata hakuan Banken Ekonomike”, shkuar Hoxhaj, duke njoftuar tutje se “DopplePaymer ka publikuar të dhënat e bankës që përfshin mbi 70 GB te dhëna me transaksione financiare”.

    “Ne kemi potencuar qe Bankat nuk po janë transparente sa i përket sulmeve te suksesshme nga hakeret! Duke mos respektuar me ketë raste legjislacionin ne fuqi, dhe standardet e sigurisë se informacionit!”, shkruan ai, pasi Banka Ekonomike ende nuk ka sqaruar rastin. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!