×
  • Lajme
  • Lajme / Pejë

    Paraburgoset polici që puthi në buzë vajzën minorene të kunatës

    Reporteri
    31 Tetor 2024 | 21:49

    Prokuroria në Pejë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, zyrtarit policor i cili dyshohet se e ngacmoi seksualisht vajzën e mitur të motrës së gruas së tij.

    Kjo është konfirmuar nga prokurorja e rastit.

    Sipas dosjes që e ka publikuar Klan Kosova vajza, viktima ka rrëfyer se e ka përjetuar në klasën e nëntë.

    “I pandehuri e ka shfrytëzuar rastin derisa babai i të dëmtuarës ia ka dhënë në besim vajzën që ta dërgoi në banesë e tij (tek tezja) i njëjti e ka shfrytëzuar këtë rast ku të dëmtuarën e ka puthur në buzë dhe atë derisa kanë qenë së bashku në ashensor, e duke e marr parasysh paktin se që nga ajo” në dosje thuhet se polici i kishte kërkuar vajzës takime për kafe jashtë qytetit.”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

    Prokurorja  e rastit ka thënë se ka prova të mjaftueshme incizime.

    “Dyshohet se kur është kryer vepra viktima ka qenë e mitur”, ka thënë ajo.

    Mbrojtja ka ankimuar vendimin e Gjykatës.

    Vajza, pak ditë pasi kaloi në moshë madhore, e raportoi veprën derisa vonesën e arsyetoi me frikën mund ta dëmtojë tezën e saj.

    Zyrtari policor, tash duke u hetuar për ngacmim seksual, është suspenduar menjëherë nga puna.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!