Ministri i Drejtësisë në Shqipëri, Ulsi Manja ka paralajmëruar zyrtarët dhe ish-zyrtarët e administratës që kanë abuzuar me ligjin, se do të vihen para drejtësisë.
Sipas Manjës, një superhetim po bëhet aktualisht për abuzimet me pronat, rezultatet e të cilit do të dalin shumë shpejt.
“Hetimi është i shtrirë në kohë, janë nën hetim ish-zyrtarë e zyrtarë dhe ju siguroj se abuzuesit do të përballen me drejtësinë pavarësisht gradave”, ka thënë Manja.
Ministri i Drejtësisë ka përshëndetur veprimet e shpejta të Prokurorisë menjëherë pas një kallëzimi të bërë nga Drejtoria Antikorrupsion, që ka çuar në arrestimin e disa zyrtarëve e ish-zyrtarëve të kadastrës në Sarandë. Ai ka nxitur prokurorinë që të vazhdojë të rrisë performancën e saj.
“Asnjë zyrtar abuzues nuk duhet ta bëjë gjumin të qetë, pavarësisht postit që mban”, është shprehur ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.