Shpesh kosovarët që marrin viza turistike tentojnë të punojnë në Gjermani, por shpesh janë ndeshur me autoritetet gjermane dhe ku kanë marrë dënime të ndryshme.
Lars Dippel, avokat për çështjen e migracionit në Gjermani tha se kosovarët që marrin viza për Gjermani dhe që ato janë turistike mos të tentojë të punojnë pasi që është vepër penale.
Dippel po viziton Kosovën ku do të marrë pjesë edhe në Ditën e Avokatisë.
Ai ka folur edhe për viza të tjera siç është bashkimi familjar.
“Gjermania kërkon të paktën 12 metra katror banim për person, njohuritë gjermane duhen të jenë themelore”, tha ai sot në Radio Televizionin e Kosovës.
Sipas tij integrimi nuk është asimilim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.