Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes, pasi që Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot pasdite dhe të martën gjatë gjithë ditës, priten reshje të shiut me inntesitet të lartë, erëra të forta e shkarkimë rrufesh.
Përmes një postimi në Facebook, thuhet se ekipet e emergjencave dhe zjarrëfikësit, janë në terren për të siguruar ndihmë të menjëhershme në rast nevoje, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Duke pasur parasysh këto kushte, Kryeqyteti ju bën thirrje të nderuar qytetarë që të tregoni kujdes të shtuar: shmangni lëvizjet e panevojshme gjatë periudhave me mot të keq, siguroni objektet e brishta apo të rrezikshme në oborret dhe ballkonet tuaja, respektoni udhëzimet e autoriteteve për sigurinë dhe shëndetin tuaj”, thuhet në postimin e tyre të plotë.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.