Nga grupi “Asnjë centë më shumë” pritet edhe protesta e radhës.
Siç ka bërë të ditur njohësi i politikës, Shenoll Muharremi, protesta e radhës do të mbahet të premten më 11 prill.
Protesta pritet të nis nga ora 11 në sheshin “Zahir Pajaziti”.
“Tybe, shumë mirë! Kjo shoqëri ka tepër nevojë me protestu. Demokracia ka ekzistu, po ma shumë në letra e për të fortin.. Nuk ka punu mjaft për qytetarin, e as për bizneset vendore. Tash po vjen koha me u ngrit për interesin publik, për energji të drejtë, për jetë më të mirë. Bravo djema e vajza! Kjo është patriotizëm, me luftu për qytetarin, për familjet, për bizneset”, shkroi ai në rrjetin social, Facebook,
Ndryshe, protesta e parë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike u mbajt të shtunën që lamë pas më datë 5, ku morën pjesë qindra qytetarë.
Ndërkohë organizuesit edhe të shtunën paralajmëruan se nëse nuk mirren masa për mosshtrenjtim të energjisë do të ketë edhe protesta të tjera.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.