Në fundjavë priten reshje të dobëta bore. Nga dita e martë kthjellime dhe ngrica orëve të mëngjesit.
Ditën e shtunë vlerat e cilësisë së ajrit, do të luhaten përreth vlerave mesatare dhe të pashëndetshme, e nga dita e diel, kur parashihet të ketë erëra mesatarisht të fuqishme nga veriu, pritet përmirësim dhe vlerat do të zbresin në të mira.
4.01 – Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica. Deri nga mesdita kryesisht kthjellët. Pasdite dhe në mbrëmje vransirat do të shtohen. Natën mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore.
5.01 – Ftohtë dhe me erë. Vransira të ndryshueshme, vende-vende, kohëpaskohe reshje të dobëta bore.
6.01 – Ftohtë, kryesisht me vransira.
7.01-8.01 – Ditën e martë, kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica. Të mërkurën, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Orëve të mëngjesit ngrica.
Temperaturat e ajrit kryesisht do të luhaten rreth vlerave mesatare. Minimalet nga -7C deri në -1C, e maksimalet nga nga 8C, ditën e shtunë, do të zbresin deri në +1C, ditën e hënë.
Do të fryejë erë e lehtë nga verilindja 1-5m/s, e nga dita e dielë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga veriu 7-14m/s.
Megjithëse nesër do të pësojë rënie të lehtë, shtypja atmosferike do të mbetet e rritur mbi vlera normale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.