×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për javën e ardhshme, nga kjo ditë ngriten temperaturat

    Reporteri
    18 Prill 2021 | 17:39

    Moti i paqëndrueshëm që po mban në fundjavë, do të mbetet edhe gjatë javës në vijim. Të hënën sërish priten reshje shiu, vende-vende edhe mund të jenë pak më intensive, e të martën të shoqëruara edhe me bubullima.


    Sipas Prishtina Weather, ditën e mërkurë e të enjte do të ketë intervale më të gjata me diell, megjithëse të mërkurën mbeten mundësi për reshje lokale shiu.

    Njoftimi:

    Cilësia e ajrit edhe ditëve të para të javës në vijim mbetet në vlera të pranueshme dhe mesatare.

    Vetëm orëve të mbrëmjes, mund të kaloj shkurtimisht në vlera të dobëta. 19.04 – Kryesisht vranët.

    Nga mëngjesi kohëpaskohe priten reshje shiu. Vende-vende reshjet mund të jenë të intenzitetit mesatar. Në viset malore priten reshje bore.

    20.04 – Kryesisht me vransira. Orëve të pasdites priten reshje lokale shiu me bubullima. 21.04 – Pjesërisht vranët, me më shumë diell. Pasdite me mundësi për reshje lokale shiu. 22.04 – Paradite me kthjellime. Ditën do të ketë shtim të vransirave, por mbeten edhe intervale me diell. 23.04 – Kryesisht me vransira dhe me të reshura shiu kohëpaskohe. Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 2C dhe 4C, e të premten edhe deri në 6C. Maksimalet luhaten nga 11C deri 14C, e ditën e enjte mund të arrijnë në 17C.

    Pas të hënës ku pritet të fryj erë verlindore 4-9m/s, në ditët vijuese do të fryj më shumë erë nga jugperëndimi 3-9m/s.

    Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, me tendencë të rritjes në pjesën e dytë të javës.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!