×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për nesër

    Reporteri
    30 Tetor 2021 | 18:13

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në Kosovë do të mbaj mot kryesisht me diell, teksa në ultësira parashihet të ketë edhe mjegull.

    Temperaturat minimale të ditës do të lëvizin nga -1 deri në 0 gradë celsius, teksa ato maksimale parashihen të lëvizin në mes të 15-16 gradë celsius.

    “Do të mbajë mot kryesisht me diell. Nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull, kryesisht në orët e para të ditës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius. ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!