Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dy ditët në vijim do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat vende–vende mund të sjellin reshje të izoluara shiu.
Në vise të larta parashihet të kemi inversion në fushat termike gjë që temperaturat minimale atje parashihen të jenë më të larta se në viset e ulëta dhe mesatare, ndërsa temperaturat maksimale vazhdojnë të jenë më të ulëta si zakonisht.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-31 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.
Indeksi UV do të jetë në vlerat e larta prandaj këshillohet që nga ora 10-17 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit.
Reshje më të theksuar priten kah fundi i javës dhe fillimi i saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.