Gjatë pesë ditë të kësaj jave në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht stabil.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të hënën parashihet që moti të jetë me diell e vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale pritet të sillen mes 1-4 gradë celsius e maksimalet mes 20-23 gradë.
Të martën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell ku temperaturat minimale do të lëvizin mes 3-6 gradë celsius e maksimalet mes 19-21 gradë.
Mot i ngjashëm do të mbajë edhe të mërkurën.
Ndërkohë të enjten moti do të jetë me diell e vranësira të shpërndara, të cilat do të jenë të fokusuara kryesisht përreth relievit malor.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet nga IHMK.
Të premten moti parashihet të jetë me pak vranësira e intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin mes 3-6 gradë e maksimalet mes 14-17 gradë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.