×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për sot: Mjegull, erë e pak diell

    Reporteri
    15 Nëntor 2020 | 8:16

    Situatë e njëjtë metereologjike sikur dje do të vazhdojë të mbajë edhe sot, raporton Instituti Hidrometereologjik i Kosovës.


    Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se edhe mëngjesin e sotëm pritet të vazhdojë të ketë mjegull.

    “Kjo si pasojë e masave anticiklonike të stacionuara mbi kontinentin Evropian, konkretisht mbi gadishullin e Ballkanit, të cilat do ta mbajnë këtë gjendje stabile. Prezenca e pak orëve me diell gjatë ditës do të krijojë kushte që mëngjesi i së dielës dhe mbrëmje të kenë mjegull të radiacionit apo rrezatimit tokësor”, ka njoftuar IHK.

    Temperaturat minimale do shkojnë deri në zero gradë Celsius, e ato maksimale nga 9 deri në 11 gradë Celsius.

    “Temperaturat minimale do të zbresin deri në zero gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, bën të ditur IHK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!