×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeziu tregon se kur do t’iu dalin 100 eurot në llogari punëtorëve të sektorit privat

    Reporteri
    25 Maj 2022 | 19:16

    Qeveria e Kosovës ka ndarë 35 milionë eurove për dhënien e nga 100 eurove për të gjithë të punësuarit në sektorin privat me pagë mujore deri në 1.000 euro bruto.

    Po ashtu, Qeveria ndau 35 mijë euro për mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes në kuadër të masës për mbështetjen e sigurisë.

    Se kur do të ekzekutohen këto mjete për punëtorët e sektorit privat, ka folur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

    “Tashmë që në mbledhjen e sotme të qeverisë janë ndarë edhe mjetet, ekzekutimi i shtesës për 100 euro pritet të fillojë shumë shpejt”, tha Kryeziu për Gazeta Blic.

    Ndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar ndarjen e 35 milionë eurove për zbatimin e masave për shtimin e mbështetjes për qytetarët e Kosovës.

    “Pas shqyrtimit të kërkesës së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, është miratuar vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike për masën 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar dhe masën 4.4 – Mbështetja e sigurisë. Sipas vendimit janë ndarë 35 milionë euro (35,000,000,00 euro) për zbatimin e masave për shtimin e mbështetjes për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe 35 mijë euro (35,000.00 euro) për mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes në kuadër të masës për mbështetjen e sigurisë”, bëhet e ditur në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!