×
  • Lajme
  • Lajme

    Partitë shqiptare në Bujanoc drejt nënshkrimit të koalicionit të madh

    Reporteri
    17 Korrik 2020 | 12:48

    Partitë shqiptare në komunën e Bujanocit po diskutojnë për formimin e koalicionit qeverisës.


    Sipas burimeve të Reporterit,  të gjithë liderët e partive shqiptare janë mbledhur në selinë e PD-së dhe po diskutohet mundësia e nënshkrimit të koalicionit që do të bënte bashkë të gjitha partitë shqiptare në këtë komunë duke u dhënë atyre edhe fuqi më të madhe politike.

    Koalicioni i shqiptarëve, marrëveshja për të cilin sipas të gjitha gjasave do të nënshkruhet sot,  pritet t’i ketë 26 këshilltarë komunal në Kuvend.

    Kryetar i ri i Bujanocit do të jetë Nagip Arifi partia e së cilit doli e para në zgjedhjet e fundit, ndërsa në kryetarin e Kuvendit do ta ketë PVD. Zëvendëskryetari i Komunës pritet të jetë nga LPD, ndërsa zëvendëskryetari do të jetë po ashtu nga PD.  /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!