×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas 21 vitesh mbyllet gazeta “Kosova Sot”

    Reporteri
    08 Maj 2019 | 16:37

    Vazhdojnë të shuhen mediat e shkruara në Kosovë, kjo pas shpërthimit të mediave elektronike që tani janë burimi kryesor i informacionit.


    Pas 21 vjetëve është mbyllur e përditshmja “Kosova sot” dhe tani e tutje do të funksionoi vetëm si portal.

    Gazeta ka njoftuar të gjithë lexuesit, se numri i fundit i saj ishte më 30 prill.

    Sipas njoftimit të kësaj gazete, kjo mbyllje do të ndodhë përkohësisht, ndërsa vendimi është marrë për shkak të një bashkëpunimi të pamundur aktual me rrjetin e shitjes së gazetave.

    “Përgjatë këtyre 21 vjetëve kemi kaluar sfida të rënda, kemi mbijetuar edhe pas flakëve të regjimit serb, por aktualisht, kriza e shpërndarjes së shtypit në Kosovë na detyron të hedhim këtë hap, gjithsesi jo të përhershëm”, thuhet në njoftimin e gazetës, shkruan Reporteri.net.

    Sipas njoftimit, kjo është një goditje për lirinë e medias.

    Në fund, gazeta “Kosova sot” ka falënderuar lexuesit e saj.

    Momentalisht, në Kosovë, kanë mbetur katër gazeta të shtypura, “Koha Ditore”, “Zëri”, “Bota Sot” dhe “Epoka e Re”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!