×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas arrestimit të mjekut, Podujeva mbetet pa pulmolog

    Reporteri
    15 Prill 2021 | 23:33

    Pak më parë, Prokuroria Themelore njoftoi se ka arrestuar mjekun nga Podujeva, Ibrahim Hoti.


    Kjo ndodhi pas publikimi të një video nga Indeksonline ku Hoti shihet duke e përzën një pacient dhe duke i ofruar shërbimet shëndetësore.

    Me arrestimin e Hotit, Podujeva ka mbetur pa pulmolog. Ai ishte i vetmi pulmolog në QKFM-në e Podujevës.

    Po ashtu, Drejtori i Shëndetësisë në Podujevë, Driton Veliu ka njoftuar se Hoti është suspenduar nga puna.

    Pulmologu Hoti do të qëndroj në paraburgim për 48 orë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!