×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas asnjë investim tash e 21 vite, kullat drejt shembjes,Bekim Jashari reagon me “No Comment”

    Reporteri
    30 Maj 2020 | 15:51

    Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, është shprehur i indinjuar me mos veprimin e institucioneve të Republikë së Kosovës për të mbrojtur kullat e familjes Jashari.


    Gucati ka thënë se ato sot rrezikojnë të shemben për shkak të mos kujdesit ndaj tyre dhe ka bërë thirrje për qeverinë që sa më shpejtë të reagojnë për të konservuar dhe restauruar ato.

    “Sot ato rrezikohen të rrënohen për shkak të mos konservimit të tyre. Kullat të cilat janë simbol i luftës dhe historisë së familjes Jashari janë në rrezik nga shembja për shkak të vjetërsisë. Duke marrë parasysh domosdoshmërinë e vënies në mbrojtje të kësaj zone me interes të veçantë që ka rëndësi të madhe historike dhe kulturore për qytetarët dhe historinë e Kosovës, qeveria e Kosovës duhet sa me parë të bëj konservimin dhe restaurimin e Kullave të Jasharëve!”, ka shkruar Gucati.

    https://www.facebook.com/hisni.gucati/posts/2936409719808556

    Reagimin e Gucatit e ka shpërndarë edhe kreu i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili s’ka pasur ndonjë fjalë dhe thjesht është shprehur me “No comment”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!