Këshilltari i Kryeministrit në shkuarje Albin Kurit, Shkëlzen Gashi, sonte në një intervistë televizive tronditi opinionin kur deklaroi se UCK-ja ka kryer krime.
Kjo deklaratë e tij nxiti shumë reagime në vend, dhe morri jehonë edhe tek mediat në Serbi.
E për të protestuar ndaj kësaj deklarate skandaloze të bashkëthemeluesit të Lëvizjes Vetëvendosje, disa të rijnë, ia kanë mësyrë objektit të Qeverisë së Kosovës.
Aty ata kanë vendosur një flamur të UCK-së përballë objektit ku e kanë zyrën Kryeministri dhe këshilltari i tij, shkruan Reporteri.net.
Në një video të shpërndarë në rrjete sociale, shihet se të rinjtë, pasi vendosin flamurin ndalen nga pjesëtarët e Policisë që ruajnë objektin e Qeverisë.
“Hej, hej, mos e le flamurin aty, ej”, dëgjohet duke thënë një police.
Në atë moment ndërpritet edhe xhirimi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.