×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas distancimit, NISMA shkarkon nga detyra këshilltaren e Balajt, babai i së cilës dyshohet se përfitoi nga vjedhja 2 milionëshe

    Reporteri
    21 Tetor 2020 | 23:49

    Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj e ka liruar nga detyra këshilltaren e saj Hajrije Gashi, vajzën e Kadri Shalës i përfshirë në skandalin e 2 milionë eurove.


    Reporteri.net ka raportuar se Kadri Shala është anëtar i NISMA’s kurse e bija këshilltare e zëvendëskyreminstres Albulena Balaj-Halimaj.

    “Pas raportimeve në media se prindi i këshilltares sime Hajrie Gashi është i përfshirë në vjedhjen e mbi 2 milion eurove, kam marrë vendim që znj Hajrie Gashi ,me efekt të menjëhershëm, t’a liroj nga detyra e këshilltares. Znj Hajrie që nga fillimi ka qenë ndër këshilltaret e përkushtuara jashtë mase dhe me sukses ka kryer të gjitha detyrat e ngarkuara nga unë! Edhe pse jam e vetëdijshme që askush nuk duhet të mbahet përgjegjës për veprimet e familjarëve të tij, në këtë rast të saj, për shkak që kemi të bëjmë me një krim shumë të rëndë, lirimin e saj nga detyra e shoh si të domosdoshëm”, ka shkruar ajo.

    Ajo ka thënë se këtë vendim e ka marrë për të hequr çdo dyshim para qytetarëve se funksioni i lartë i këshilltares do të mund të përdorej për pengim të drejtësisë.

    https://www.facebook.com/albulena.balajhalimaj.5/posts/2887588641512834

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!