×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas dorëheqjes nga AAK, Xhafer Gashi thotë se partitë opozitare në Obiliq i paska kapur frika

    Reporteri
    24 Mars 2021 | 22:50

    Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka sqaruar se nuk do të bashkohet me asnjë parti politike aktuale.


    Ai përmes Facebook iu është kundërpërgjigjur rivalëve politikë, duke u thënë se edhe në garën e ardhshme elektorale rezultati në Obiliq do të jetë i njëjtë.

    “Rrugëtimi im do jetë vetëm me qytetarët e Obiliqit, Iniciativa Qytetare do të jetë strehë e gjithë qytetarëve me vullnet të mirë të cilët kanë vizion dhe ja duan të mirën qytetit të Obiliqit”, është shprehur Gashi.

    Postimi i plotë:

    Dy partitë opozitare në Obiliq, i paska kapur frika pas dorëheqjes sime, si duket edhe disponimi e mbështetja e qytetarëve të Obiliqit për këtë nismë timen i ka bërë që të humbin peshën e arsyejes e logjikës, z.Thaçi nga VV-ja më akuzon se po ‘viktimizohem’, po harron Halili se kur unë kam projektuar thyrjen e kufirit qindra vjeçarë shqiptaro-shqiptar, ai ka qenë duke u strehu në Castel, gjeneratat e vjetra e njohin historinë famëkeqe të Castel-it,tash gjeneratat e reja është mirë të i njoftoj Halili. Ndërsa, kundër-kandidati im në dy palë zgjedhje lokale, ndaj të cilit kam triumfuar bindshëm, z.Krasniqi nga LDK-ja, konsideron se unë po tentojë të gjejë ‘strehë’ në kasollen e tij, të cilën e solli në këtë gjendje nga injoranca e tij dhe e njerëzve tij, normalisht që injorimi e distancimi nuk ju hap mundësi gjeneratave të reja.

    Dëshiroj të ja bëjë të qartë të dyve, rrugëtimi im do jetë vetëm me qytetarët e Obiliqit, Iniciativa Qytetare do të jetë strehë e gjithë qytetarëve me vullnet të mirë të cilët kanë vizion dhe ja duan të mirën qytetit të Obiliqit.

    Shihemi në garën e radhës, rezultatin do ta keni të njëjtin!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!