×
  • Lajme
  • Lajme / Konsultimet
    INSTANT

    Pas Faton Pecit, Nenad Rashiq nis takimin me presidenten Osmani

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 10:13

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve konsultative me liderët e partive politike, ka pritur sot në takim edhe kryetarin e partisë “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, Nenad Rashiq.

    Takimet janë duke u zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës.

    Kryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, pas takimit  tha se ka paqartësi se si do të veprohet tutje në rast se kalohet afati 30 ditor për konstituim i caktuar nga Gjykata Kushtetuese. Për këtë tha se ekziston mundësia që Presidentja Osmani t’i drejtohet sërish Kushtetueses, shkruan Reporteri.net.

    “E vërteta është që tash jemi ba të gjithë ekspert të interpretimit të Aktgjykimit. Çështja është që ka paqartësi se cili do të jetë veprimi dhe nuk është lehtë i parashikueshëm se cilat do të jenë konsekuencat, Në një rrethanë të tillë ekziston mundësia që edhe Presidentja t’i drejtohet Kushtetueses për të qartësu tutje se çka ka dashtë kur e ka vendos afatin 30 ditor”, ka deklaruar Peci. /Reporteri.net/

    Peci pas takimit me Presidenten: Ka paqartësi se si do të veprohet tutje nëse kalohet afati 30 ditor i caktuar nga Kushtetuesja

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 10:10

    Kryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, është deklaruar para gazetarëve pas takimit që zhvilloi sot me Presidenten Vjosa Osmani, lidhur me ngërçin për krijimin e institucioneve.

    Peci tha se ka paqartësi se si do të veprohet tutje në rast se kalohet afati 30 ditor për konstituim i caktuar nga Gjykata Kushtetuese. Për këtë tha se ekziston mundësia që Presidentja Osmani t’i drejtohet sërish Kushtetueses, shkruan Reporteri.net.

    “E vërteta është që tash jemi ba të gjithë ekspert të interpretimit të Aktgjykimit. Çështja është që ka paqartësi se cili do të jetë veprimi dhe nuk është lehtë i parashikueshëm se cilat do të jenë konsekuencat, Në një rrethanë të tillë ekziston mundësia që edhe Presidentja t’i drejtohet Kushtetueses për të qartësu tutje se çka ka dashtë kur e ka vendos afatin 30 ditor”, ka deklaruar Peci.

    Peci u është drejtuar me një apel partive tjera.

    “Ne po dojmë me besu që në ditët në vijim, para datës 26 korrik, partitë tjera opozitare, do të kenë mundësinë e reflektimit dhe gjetjes së një konsensusi. Vullneti iqytetarëve ka qenë shumë i qartë. Po shfrytëzoj rastin edhe njëhereë pas takimit me Presidenten me ba apel të gjithë partive politike që ti thirrin arsyes dhe mendjes së shëndoshë edhe të mundësojnë zgjedhjen dhe konstituimin e Kuvendit, për shkak se vetëm kjo është mundësia qysh mund ta kemi një qeveri për 15 ditë”, tha ai.

    Ndryshe, sot do të bëhet përpjekja e 41’të për konstitutim./Reporteri.net

    Presidentja Osmani vazhdon takimet me partitë politike për ngërçin në Kuvend

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 7:15

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila dje ka nisur një seri të re takimesh me partitë politike, në përpjekje të gjetjes së një zgjidhje për të dalë nga ngërçi në Kuvendit, pritet që t’i vazhdojë edhe sot këto takime. 

    Bashkëkryetari i Guxo, Faton Peci ka konfirmuar dje se ka marrë ftesë për takim me presidenten Osmani, me fillim nga ora 09:00.

    Ishte edhe deputetja boshnjake Duda Balje, ajo që konfirmoi se ka marrë ftesë për takim ditën e enjtë.

    Osmani i priti të mërkurën kreun e VV-së, Albnin Kurtin, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj – në përpjekje për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje për të dalë nga kriza institucionale.

    Në takim, Osmani u bëri thirrje liderëve që “sa më shpejt”, apo brenda afatit 30- ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të arrijnë pajtueshmëri për konstituimin e Kuvendit, tha Presidenca në një komunikatë pas takimit./Reporteri.net/

    Presidenca zbulon çfarë u tha Osmani katër krerëve të partive: Brenda 30 ditësh të arrihet pajtim për konstituimin e Kuvendit

    Reporteri
    02 Korrik 2025 | 19:12

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot krerët e partive politike në Kosovë, Albin Kurtin (LVV), Memli Krasniqin (PDK), Lumir Abdixhikun (LDK), dhe Ramush Haradinaj (AAK).

    Pas takimeve sy më sy, Zyra e Presidentes në një  komunikatë thotë se liderët e këtyre partive kanë paraqitur qëndrimet e tyre lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit si dhe interpretimet e tyre për Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Në komunikatë thuhet  se Osmani ka bërë thirrje liderëve që “në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, si dhe në dobi të interesit qytetar dhe shtetëror, sa më shpejt, por gjithsesi brenda afatit 30- ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese”.

    “Presidentja e Republikës së Kosovës sot ka filluar më një cikël të ri konsultimesh lidhur me konstituimin e Kuvendit, në dritë të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin Nr.KO 124/25. Sot, takimet e para janë mbajtur me Kryeministrin në detyrë, njëherësh, kryetar i Vetëvendosjes, z.Albin Kurti, me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, z.Memli Krasniqin, me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, z.Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z.Ramush Haradinaj. Liderët e këtyre partive kanë paraqitur qëndrimet e tyre lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit si dhe interpretimet e tyre për Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”.

    “Presidentja Osmani u ka bërë thirrje liderëve që në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, si dhe në dobi të interesit qytetar dhe shtetëror, sa më shpejt, por gjithsesi brenda afatit 30- ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të arrihet një pajtim rreth rrugës përpara për konstituimin e Kuvendit. Ashtu siç ka potencuar edhe në deklarime të mëparme, Presidentja Osmani konsideron se moskonstituimi i institucioneve të reja të dala nga vullneti i qytetarëve i shprehur më 9 shkurt të këtij viti dëmton vlerat demokratike si dhe interesat e shtetit tonë, pengon një sërë përftimesh shtetërore që janë në interes të qytetarëve dhe zvogëlon besimin qytetar në institucione. Presidentja Osmani do të vazhdojë me takime konsultative me partitë e tjera të përfaqësuara në Kuvend edhe përgjatë ditëve në vijim, në rolin e saj si garantuese e funksionimit kushtetues dhe përfaqësuese e unitetit të popullit në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Vjosa Osmani e fton në takim edhe Faton Pecin

    Reporteri
    02 Korrik 2025 | 19:00

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka ftuar në takim edhe bashkëkryetarin e partisë Guxo, Faton Pecin.

    Këtë e ka bërë të ditur vet Peci në një intervistë në “DPT te Fidani”.

    Ai njoftoi se e ka konfirmuar takimin i cili do të ndodh nesër me fillim nga ora 09:00.

    “Na ka ftuar, nesër në ora 09:-00, fillimisht e pata pasdite, por më kontaktuan dhe më thanë se është një kërkesë e presidentes që të takohemi në ora 09:00 dhe e konfirmova” u shpreh tutje Peci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!