×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas Gjermanisë, presidentja Osmani udhëton për në ShBA

    Reporteri
    14 Shtator 2021 | 12:13

    Presidentja Vjosa Osmani pas Gjermanisë do të udhëtojë për në ShBA ku do të marr pjesë në mbledhjen e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.


    Kështu ka bërë të ditur Shefi i Stafit të presidentes, Blerim Vela përmes një shkrimi në Twitter.

    “Java e presidentes Vjosa Osmani nisi me pritjen e një delegacioni të Emirateve të Bashkuara Arabe, është duke vazhduar me një vizitë zyrtare në Gjermani dhe në fundjavë do të udhëtojë për në Nju Jork për mbledhjen e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Kosova është duke i rivitalizon marrëdhëniet e saj me aleatët”, ka shkruar Vela.

    Kujtojmë se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,  do të ketë një vizitë dy ditore në Gjermani.

    Gjatë vizitës në Gjermani, Osmani përveç takimit me homologun Steinmeier, do të takohet edhe me ministrin e jashtëm Heiko Maas.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!