Deputeti i partisë në pushtet Fatmir Humolli nga dita e nesërme pritet të largohet përfundimisht nga Grupi Parlamentar i deputetëve të Vetëvendosjes dhe do të funksionoj si deputet i pavarur.
Lajmin e ka konfirmuar vetë deputeti Humolli, i cili e ka quajtur qeverisje të dështuar, qeverinë Kurti.
Një paralajmërim të tillë, Humolli thotë se e ka bërë ditë më parë.
“Nga nesër do të largohem nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes. Kjo është qeverisje e dështuar. Vetëm një gjë mund të më ndalë. Vetëm riformatimi i qeverisë mund të më ndalë nga largimi i VV-së”, tha deputeti Humolli, transmeton Gazeta10.
I pyetur nëse lajmin për largimin e tij, ia konfirmuar kryetarit të partisë, njëherësh kryeministrit, Albin Kurti, Humolli tha se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Por, që sipas tij diskutimet me Kurtin ishin bërë para se ai të futet në listën e deputetëve të VV-së.
“Me kryeministrin Kurti kam diskutu kur kam hy në Listën e VV-së, ai nuk iu ka përbajtë kushteve të mija. S’kem çka me diskutu, derisa nuk është i gatshëm me ndryshu”, deklaroi Humolli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.