Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pas katër ditë qëndrimi në Hagë ku u intervistua nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, ka arritur në Tiranë, shkruan Reporteri.net.
Lajmin e ka bërë të ditur vet presidenti nëpërmjet një shkrimi në Facebook.
Thaçi ka njoftuar se nesër në ora 20:00 do t’u drejtohet qytetarëve për të treguar çka ka ndodhur gjatë katër ditëve të intervistimit.
“Sapo kam zbritur në Tiranë, nga kthimi prej Hagës dhe në mbrëmje do të arrij në Kosovë. Nesër në orën 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë. Ju uroj një fundjavë të bukur. Ju siguroj se askush nuk mund ta rishkruajë historinë tonë! HTH”, ka shkruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.