Profesori universitar, Blerim Latifi, ka reaguar pas lajmit se një nga terroristët e sulmit në Vjenë është me rrënjë shqiptare.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Latifi ka thënë se nuk duhet çuditur me këtë, pasi që sipas tij për 20 vite me radhë gjithandej trojeve shqiptare, hoxhollarë e ideologë islamistë prodhojnë jotolerancë, dhunë dhe terror kundër të gjithë aty që mendojnë e besojnë ndryshe, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se intelektualët hëshin sepse kanë frikë nga gjuha e tyre kërcënuese, ndërsa politikanët heshtin sepse kanë pazare elektorale me ta.
Latifi tutje shton se Serbia përfiton nga të tilla raste dhe u thotë ndërkomëbtarëve tanë që ndihmuan çlirimin e Kosovës: “shiheni për kë na keni bombarduar”.
Nga sulmi i mbrëmshëm në Austri, mbetën të vrarë tre qytetarë dhe një nga dorasit e këtij sulmi, ndëra u plagosën edhe 15 persona.
Sulmet terroriste në Vjenë janë sulmet më të mëdha nga islamistët e dyshuar në Evropë që nga Brukseli në vitin 2016 dhe sulmet e Parisit në vitin 2015 dhe 2016.
Postimi i plotë i Latifit:
Njëri nga terroristët e sulmit në Vjenë paska origjinë shqiptare.Mos u çuditni! Sepse, siç thuhet, atë që ke mbjellur, atë do të korrësh.Ka 20 vite që, gjithandej trojeve shqiptare, hoxhallarë e ideologë vahabistë propagandojnë doktrina islamiste që prodhojnë jotolerancë, dhunë e terror kundër të gjithë atyre që mendojnë e besojnë ndryshe.Janë po këta që i frymëzuan afër 1000 shqiptarë për t’iu bashkuar ISIS-it dhe rrjedhimisht për ta njollosur kombin shqiptar në sytë e botës demokratike.Janë po këta, që sot, në vend të denoncimit e ballafaqimit me drejtësinë e vërtetë, shpërblehen me vëmendje mediale dhe me servilosje nga politikanët.Intelektualët heshtin, se kanë frikë nga gjuha e tyre kërcënuese. Politikanët heshtin, se kanë pazare të ndyra elektorale me ta.Serbia fërkon duart dhe u thotë atyre që dje na shpëtuan nga gjenocidi: shikoni për kë na keni bombarduar! Edhe njëherë: mos u çuditni me këtë terroristin e Vjenës me origjinë shqiptare! S’keni parë gjë akoma!