×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas largimit të kamionit të fundit barrikadues, nis largimi edhe i Njësisë Speciale nga Jarinja

    Reporteri
    02 Tetor 2021 | 14:49

    Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është larguar nga pjesa veriore e Kosovës pas 13 ditësh qëndrimi, shkruan Reporteri.net.


    Tërheqja e tyre është bërë vetëm pasi u largua kamioni i fundit barrikadues me mbishkrimin “Mirë se vini në asociacionin e komunave me shumicë serbe”, ku afër këtij kamioni qëndruan një grup i protestuesve serbë.

    Pas këtij veprimi, u rrit prania e KFOR-it dhe Njësitë Speciale të Kosovës refuzuan të largoheshin derisa të largohet ai kamion.

    Kujtojmë se që prej 20 shtatorit këto dy pika kufitare janë bllokuar nga serbët lokalë, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për masën e reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia.

    Sipas vendimit, makinat me regjistrim të Serbisë, duhet të heqin këto targa në hyrje të Kosovës, dhe të marrin targa të përkohshme gjatë lëvizjes në Kosovë.

    Megjithatë, delegacionet e dy shteteve me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, kanë arritur marrëveshje më 30 shtator për çështjen e targave dhe zhbllokimin e veriut, sipas së cilës nga 2 tetori do të largohen barrikadat. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!