×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas mediave, deputeti i VV-së sulmon Prokurorinë dhe gjykatat

    Reporteri
    25 Korrik 2024 | 17:17

    Përgjatë më shumë se tri vite qeverisje, kryeministri Albin Kurti në vazhdimësi ka sulmuar gjykatat dhe Prokurorinë.

    Gjykata Kushtetuese ka qenë më e atakuara, ndërkohë kryeministri Albin Kurti hiç më larg se para një dite ka sulmuar Prokurorinë, pse e ka ftuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun për të dëshmuar.

    Këtë fushatë kundër gjykatave dhe Prokurorisë e ka vazhduar sot deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i cili ditëve të fundit ka qenë i angazhuar në fushatë kundër mediave. Basha sot duke përdorur një matje të pulsit publik të UNDP, ku kënaqshmëria me kryeministrin Albin Kurti del 58.3%, ka atakuar punën e Prokurorisë dhe të gjykatave meqë kanë dalë 26.5 dhe 27.1% tek pëlqyshmëria.

    Basha ka shkruar se këto gjetje do të duhej të ishin alarm për Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!